Vajza më e fortë në botë që dikur konkurronte ndaj të rriturve në kompeticione ‘bodybuilding’, tanimë thuajse nuk njihet më nga fansat.
Maryana Naumova u bë e famshme si minorenia e parë nën 18-vjeç që konkurronte në ngritje peshash, duke përfshirë dhe testin e njohur të forcës së Arnold Schwarzenegger .
Kampionia bionde njihej ndryshe si “princesha e girave” teksa kishte nisur të stërvitej me pesha prej moshës së vogël 10-vjecare.
Në moshën 13 vjeçare Maryana përdorte në stolin e shtrirë peshën 100 kg, ndërsa në moshën 15 vjeçare ajo bënte pompa në stol me peshën 150 kg.
Por tashmë dhjetë vjet pasi kishte nisur botën e bodybuilding , ajo duket mjaft ndryshe, dhe flokët biondë i ka ndryshuar për t’u bërë brune.
Ajo është tashmë një blogger në rrjet dhe ka mbledhur 32,000 ndjekes në rrjetet sociale, me të cilët ndan eksperiencat e udhëtimeve.
Rusja peshëngritëse thotë se nuk lejon që tensionet gjeopolitike të luftës të ndikojnë në karrierën e saj, teksa lëviz shpesh mes Moskës e Uashingtonit.
Ajo thoshte më herët për rrjetin NBC News: “Kur shkoj në Amerikë njerëzit nuk më pëlqejnë ose më shmangen, por më parë ishte ndryshe, njerëzit më pyesnin ‘Nga Rusia je? Sa mirë!’”
Top Channel