Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara
Një tubacion gazi ka shpërthyer jashtë Shën Petersburgut në Rusi, duke shkaktuar një zjarr të madh që mund të shihej për kilometra të tëra.
Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, shpërthimi u shkaktua nga një problem i tubacionit dhe askush nuk u lëndua.
Guvernatori i rajonit Alexander Drozdenko shkroi në Telegram se presioni në linjë është ulur dhe termocentrali aty pranë është kaluar në naftë për të siguruar furnizim të pandërprerë me ngrohje.
E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e një shpërthimi gjatë ditës së sotme, ku mbetën të vrarë nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, pas një shpërthim gazi në ishullin lindor të Rusisë Sakhalin.
Top Channel