Filmi “ Nji prej nesh”, vepra e parë e regjisorit Ergys Meta, vjen pas premieres ndërkombëtare në festivalin e Cottbusit.

“Nji prej nesh”, është historia e Sulës, një efektivi policie, i cili vuan nga çrregullimet e stresit post-traumatik.

Por deri ku është i gatshëm të shkojë Sula për të bërë drejtësi, në një qytet ku korrupsioni ka kapur majat e hierarkisë së pushtetit?

Stili i filmit, Ballkan neo-noir metropolitan është një zhanër i cili ka gjetur një terren pjellor në botën e sotme të ngopur me filma me superheronj.

Filmi ka qenë xhiruar në një periudhë të vështirë prandaj producentët e quajtën atë një sukses. Dhe artin një formë përbashkimi.

Me aktorët Alban Ukaj, Kasem Hoxha, Alfred Trebicka, Sebina Matija dhe Enkel Gurakuqi, filmi do të qëndrojë në kinema për dy javë që prej ditës së premierës së 17 nëntorit.

Top Channel