Për deputetin Gazmend Bardhi qeveria ka shkelur Kushtetutën me kontratën që është dërguar për miratim urgjent në Kuvend për portin e ri të Durrësit.

Në një lidhje direkte në “Top Story” me Grida Dumën, Bardhi tha se shkelja e parë është mungesa e garës pasi nuk mundet që ky projekt dhe investim kaq i madh në një pronë publike të ishte zgjedhur pa transparencë.

“Ajo që del nga kontrata që është dërguar për miratim urgjent në Kuvend nga qeveria, rezulton se qeveria do të vendose në dispozicion të një kompanie private pasuri publike ku investitori do të ketë mundësi të investojë. Kishte një pretendim që kjo pasuri do të vazhdonte të qëndronte publike që ishte në fakt një mashtrim. Ky është problemi më i vogël që ka kontrata. Problemi kryesor është mungesa e garës, ajo që ne si opozitë kemi kundërshtuar në parlament. Nuk kemi kundërshtuar investimin apo mundësinë për zhvillim, por që ky projekt është zgjedhur pa garë dhe është me humbje. Ne i ofrojmë rreth 650 mln euro dhe marrim mbrapsht 280 euro”- tha Bardhi.

Deputeti shtoi se porti aktual do të transferohet në Porto Romano, ku e gjithë infrastruktura do vihet në pozicion të investitorit dhe do të japë për  vendin vetëm 2% të fitimeve. Ai tha se Shqipëria nuk është në kushtet që të falë Portin e Durrësit dhe me paratë e taksapaguesve të ndërtojë një port të ri në Porto Romano.

“Sipas plan-biznesit 33% të aksioneve që do të zotërojë shteti shqiptar do të marrë 280 mln. Së pari është shkelur kushtetuta. Nuk mundet që një pasuri publike t’i vihet në dispozicion pa garë sepse kjo shkel nenet e kushtetutës, konkurrencën dhe lirinë ekonomike. Kjo marrëveshje që është sjell për ratifikim është anti-kushtetuese dhe prandaj do dërgohet në Kushtetuese. Porti do të transferohet në Porto Romano, e gjithë infrastruktura do vihet në pozicion të investitorit dhe do të japë vetëm 2% të fitimeve. Pyetja është, a është sot Shqipëria në kushtet që të falë Portin e Durrësit dhe me paratë e taksapaguesve të ndërtojë një port të ri në Porto Romano. Kompania nuk do të fillojë asnjë punim pa përfunduar çështja në Kushtetuese. Kjo dëmton interesin publik. Sot në Shqipëri janë 34 investitorë strategjik dhe kanë nisur punimet pa ardhur në Kuvend. Këta kanë dalë për tej ligjit dhe e kanë sjellë në Kuvend ta miratojnë edhe pse janë të ndërgjegjshëm se ka shkelje. Ministria e Transportit dhe Financave janë përgjegjëse sepse janë dëmtuar interesat e shtetit shqiptar”- përfundoi Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA