Nuk mbyllej perdja midis klasit të biznesit dhe ekonomisë, shtyhet fluturimi në Londër

16/11/2022 11:06

Një fluturim i British Airways është shtyrë për shkak të një problemi me një perde që ndante klasën e biznesit dhe ekonomisë.

Fluturimi nga Sevilla në Spanjë për në aeroportin Gatwick në Londër ishte me vonesë për shkak të mjegullës dhe dukshmërisë së dobët, pasi avioni duhej të devijohej në një aeroport tjetër në një udhëtim të mëparshëm.

Kur aeroplani më në fund mbërriti në Sevilla, pasagjerëve iu desh të prisnin edhe më gjatë për shkak të problemit të perdes dhe përfundimisht ata u nisën më shumë se tre orë me vonesë, më saktësisht në orën 14:45 (13:45 me orën e Mbretërisë së Bashkuar), kur në fakt ata duhej që të niseshin në orën 11:30 (10:30 me orën e Mbretërisë së Bashkuar) sipas Metro.

Problemi besohet të ketë qenë një çështje sigurie, me një pjesë të parmakut të liruar e cila mund të kishte shkaktuar një problem nëse nuk do të ishte kapur mirë.

Një pasagjer i quajtur William në Twitter shkroi: I ulur në aeroportin e Seviljes duke pritur për një fluturim të shtyrë. Shkaku i shtyrjes…perdja mes klasit të biznesit dhe klasit euro është ‘dëmtuar’…”.

Ndërsa një zëdhënës i British Airways tha: “Ne u kërkojmë falje klientëve për shtyerjen e fluturimit, që u shkaktua nga devijimi i avionit në një aeroport alternativ në udhëtimin e tij të mëparshëm për shkak të dukshmërisë së dobët. Avioni është nisur nga Sevilja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA