Moderatorja e Top Story, Grida Duma e quajti veprim pozitiv lënien e mandatit të deputetes, duke theksuar se po të kishte qëndruar atje nuk do të ishte një angazhim i madh, por një mashtrim i madh.
Ishte analisti Arjan Curri, pjesë e panelit të të ftuarve në emision që e pyeti Dumën, se përse nuk e çoi deri në fund mandatin.
Ajo theksoi se nuk donte të ishte pjesë e një PD-je të ndarë në dy grupe siç është aktualisht.
Duma: Në kushte të cilat jemi ne që njëherë votohet për test elektronikisht, numërohet me ditë, bëhet sikur ka lista të hapura por janë të kryetarëve, dhe partitë duhet të kalojnë pragun apo 100 mijë vota të një partie tjetër, këto janë çështje të sistemit, janë djalli që fshihet tek detajet, por nuk janë detaje këto. Votuesi pa diskutim duhet të kuptojë që ka ardhur një moment që duhet t’i kërkohet llogari partisë tende. Mund të më kërkojnë dhe mua dhe e kanë bërë.
Curri: Ata thonë pse na la zonja Duma në mes të rrugës.
Duma: E di çfarë më shtyri të bëj këtë hapin?
Curri: Cila është?
Duma: Më shkruajti një vajzë e re e ardhur nga jashtë. Dhe më thotë me deklaratat që bëtë prisnim që në zgjedhjet majit të ishit bashkë dhe unë bëra gjithçka që të mbaja ato balanca që PD të ishte e bashkuar, më vjen një mesazh nga një vajzë që e pëlqej dhe kënaqem shumë që është në politikë dhe më thotë po tani? Kur dolën deklarimet që një palë me një kandidat dhe një palë me tjetër kandidat dhe do përsëritej 6 marsi, i ktheva vetëm një mesazh dhe i thash nuk është mirë që godet një nga të vetmit persona që ke mbështetje dhe ti e di shumë mirë që unë nuk e dua këtë rezultat, ti e di shumë mirë që nuk dua të përsëritet kjo ngjarje dhe të tjerë gazetarë të më vendosnin mikrofonin e të më thonin me kë je? Po të tjerët ku janë, shqiptarët a po dëgjohen?
Curri: Përse nuk e përfunduat këtë mandat zonja Duma?
Duma: Kam bërë gjënë më të mirë, mendoj që kam ndërtuar një model që nuk ka asnjë arsye që nuk kanë pse të shkojnë kot as jetët tona, as jetët e të tjerëve duke gënjyer në afatgjatë, kështu po mendoj që po të kisha qëndruar atje nuk do të ishte një angazhim i madh por një mashtrim i madh.
Më tetë nëntor, Grida Duma përmes një deklarate njoftoi largimin nga politika duke dorëzuar mandatin e deputetes.
Ndërsa e konsideroi vendimin e saj, të vështirë, por të duhur, Grida Duma tha se ai pasonte një reflektim të gjatë, për të bërë të duhurën për partinë, votuesit por edhe atë vetë.
Ajo dha mesazhe të forta mbi situatën në PD dhe sulmet në adresë të saj që prej kohës që hyri në polikë e deri tani.
Top Channel