Prekëse! Brenda qytetit të çliruar nga rusët, ukrainasit qajnë nga lumturia

13/11/2022 14:04

Trupat ukrainase hynë në Kherson për herë të parë që kur Rusia filloi pushtimin e qytetit në mars.

Moska, rreth një muaj më parë, e kishte shpallur atë si kryeqytet administrativ të Rusisë për rajonin Kherson, pas aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve në shtator.

Në atë kohë, Rusia pretendoi se pothuajse të gjithë banorët e mbështetën masën, por pasi u larguan trupat ruse në qytetin jugor u pa e kundërta.

Në çastet kur u dëgjua himni ukrainas një turmë e madhe njerëzish u bashkuan dhe shumë prej tyre po qanin nga lumturia.

Flamujt ukrainas tashmë janë kudo, në shtylla, të varur nga makina, të pikturuar në fytyra. Edhe qentë kanë flamuj të vegjël të vendosur në qaforet e tyre.

Njerëzit po hasnin miq dhe të afërm që nuk i kishin parë prej shumë kohësh, ndërsa një ukrainase tregoi se pushtuesit i dogjën të gjitha dokumentet dhe i fshinë të gjitha fotot.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel