Gjermania mbështet Lituaninë ndaj kërcënimeve nga Rusia

13/11/2022 08:40

Siguria e Evropës Lindore është siguria e Gjermanisë”- tha Annalena Baerbock pas takimit me ministri e Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock siguroi Lituaninë për mbështetje të palëkundur kundër kërcënimeve nga Rusia. “Asnjë propagandë dhe asnjë kërcënim nuk do ta prishë aleancën dhe miqësinë tonë,” tha politikania e partisë së Gjelbër pas takimit me kolegun e saj lituanez Gabrielius Landsbergis në Berlin. “Siguria juaj është siguria jonë. Siguria e Evropës Lindore është siguria e Gjermanisë.” – tha Annalena Baerbock.

Brigadë gjermane me deri në 5.000 ushtarë

Aktualisht në Lituani janë të stacionuar thuajse 1000 ushtarë gjermanë si pjesë e trupave parajojë të NATO-s. Dhe qeveria lituaneze pret që Gjermania të dërgojë atje deri në vitin 2026 një brigadë me deri në 5.000 ushtarë për të forcuar krahun lindor të NATO-s.

Trupa gjermane të NATO-s në LituaniTrupa gjermane të NATO-s në Lituani

Por ndërsa qeveria në Vilna mendon se në Lituani do të vendoset një brigadë e plotë, qeveria gjermane dëshiron që shumica e ushtarëve të qëndrojë në Gjermani duke qenë në gatishmëri për një dislokim të mundshëm. Prandaj në konferencën e përbashkët për shtyp Annalena Baerbock vetëm tha, se qeveria gjermane  “u përmbahet 100 për qind premtimeve”, por nuk sqaroi se kur mund të dislokohen ushtarët gjermanë në Lituani.

Investime në infrastrukturë

Baerbock tha se është e rëndësishme që Lituania të përmirësojë infrastrukturën, veçanërisht nëseushtarët e NATO-sdo të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë ose përgjithmonë.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius LandsbergisMinistri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, tha se më shumë trupa të NATO-s në vendet baltike janë mënyra e vetme për të prishur kalkulimet e ruse. Qëllimi i përbashkët është në Lituani që të stacionohet një brigadë e gatshme për luftë dhe se vendi i tij i merr shumë seriozisht detyrat që duhet të bëjë brenda vendit dhe ka investuar ndjeshëm për zgjerimin e infrastrukturës në mënyrë që të mund të strehojë trupat e NATO-s./ DW

Top Channel