Lajm i mirë për Romën dhe Argjentinën, ishi-i i Juves stërvitet me grupin

12/11/2022 09:03

Një lajm shumë i mirë për José Mourinhon dhe Romën e sidomos për përfaqësuesen e Argjentinës.

Paulo Dybala është rikthyer në stërvitje me grupin pas mungesës së gjatë që nga 9 tetori, kur u largua nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes ndaj Leçes. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse ish-sulmuesi i Juventusit do të mund të luajë të paktën disa minuta në ndeshjen e së dielës kundër Torinos, e fundit e Serisë A para Botërorit.

Për Dybalan ishte një rikthim gradual në pritje të riaftësimit të plotë fizik. Përgjigjet e marra janë shumë pozitive. Lajm i mirë për ambientin verdhekuq, pasi pa “yllin” argjentinas në dispozicion të Mourinhos, Roma humbi pak terren në renditje dhe të vuajti jo pak në Europa League.

Sa i përket Kupës së Botës, Dybala nuk e kishte vendin të sigurt në listë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA