Raketat e Mbretërisë së Bashkuar të kapur nga Rusia për Iranin nuk janë të teknologjisë së fundit

11/11/2022 11:40

Raketat nga Mbretëria e Bashkuar të destinaura në ndihmë të Ukrainës ranë në duart Ruse. Këto raketa anti-tank mund të përdoren kundër Iranit por sipas Sekretarit të Mbrojtes, Ben Wallace nuk është shqetësim i madh sepse nuk janë të teknologjisë së fundit.

“Në thelb, ky është rreziku që morëm kur vendosëm se ishte e rëndësishme të ndihmonim Ukrainën”, tha sekretari . “Nuk është një shqetësim i madh pasi armët nuk përmbajnë teknologji të fundit”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar po shqyrtonte një raport  këtë javë se Moska kishtedërguar në Teheran raketa britanike dhe amerikane anti-tank dhe anti-ajrore së bashku me 140 milion euro në gusht, të cilat ata i shkëmbyen me dhjetëra dronë vdekjeprurës që do të përdoreshin kundër Ukrainës.

 

Top Channel