PD padit “portin e Durrësit”/ Bylykbashi i kërkon kushtetueses anulimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara

11/11/2022 15:14

Nën argumentin e  kundërshtimit të  projektit të Portit të Durrësit, Partia Demokratike ka animuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen që shteti shqiptar  ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe për bashkëpunim ekonomik.

Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin e Durrësit Një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese”, tha Bylykbashi.

Edi Rama nuk foli për pretendimet e demokratëve, por  mbrojti kontratën me kompaninë “Emaar Group” dhe  akuzoi opozitën për trillim.

Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed. Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë!”

Në pamundësi për të ndalur kontratën e  portit te Durrësit  me votë   në 37 deputetet  demokratë  sytë  i kanë nga gjykata Kushtetuese.

 

Top Channel