Gjigandi kriptos Binance heq ofertën për të shpëtuar rivalin, kriptomonedhat rekord në rënie  

11/11/2022 10:51

Edhe pse bota u mahnit kur dy rivalët më të mëdhënj të kriptomonedhave do të arrinin një marrëveshje ndodhi një ndryshim i papriur.

Shkëmbyesi i kriptomonedhave Binance u tërhoq nga një marrëveshje për të blerë rivalin e saj FTX, duke thënë se problemet e kompanisë ishin përtej kontrollit ose mundësisë për të ndihmuar.

Binance, kompania më e madhe e e këmbimit të kriptove në botë, tha se rishikoi financat e FTX si pjesë e procesit të kujdesit të duhur dhe citoi raporte për fondet e klientëve të keqtrajtuar dhe hetimet e supozuara të agjencisë amerikane në njoftimin e anulimit të marrëveshjes.

Kjo shënon gjithashtu një rënie mahnitëse për Sam Bankman-Fried, yllin 30-vjeçar të industrisë që themeloi FTX në 2019, i cili  Bankman-Fried projektoi një seri ndihmesh për firmat e kriptos në vështirësi në fillim të këtij viti.

FTX është gati të falimentojë, së bashku me pjesën tjetër të perandorisë së gjerë të kriptove të Bankman-Fried.

Sipas Wall Street Journal, Bankman-Fried u tha investitorëve të mërkurën se ai ka nevojë për fonde urgjente për të mbuluar një mungesë deri në 8 miliardë dollarë për shkak të kërkesave për tërheqje të marra ditët e fundit.

Pothuajse të gjitha asetet dixhitale u fundosën të mërkurën për shkak të trazirave në FTX.

Bitcoin u ul nën 16,000 dollarë, niveli më i ulët në dy vjet, pasi Binance konfirmoi se nuk do të blinte FTX. Kriptomonedhat kanë rënë më shumë se 75% nga niveli i saj më i lartë i të gjitha kohërave afër 69,000 dollarëve një vit më parë. Etheri, tokeni i dytë më i popullarizuar, ra me rreth 13% në 1,137 dollarë,  gjithashtu 75% nga niveli i lartë rekord..

Top Channel