870 milionë paund investim/ Ish-sekretari kërkon që Britania t’i bashkohet bankës globale për mbrojtjen: Duhen fonde shtesë
Një oficer policie është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm me thikë në Bruksel. Dy oficerët u dërguan në spital pasi u sulmuan afër stacionit hekurudhor në veri të Brukselit,të enjten në mbrëmje.
Mediat lokale raportojnë se edhe personi që i sulmoi vdiq në spital pasi u qëllua në vendngjarje. Dy policët ishin në patrullim në zonë përpara se të sulmoheshin. Policia thotë se një tjetër patrullë mbërriti në vendngjarje dhe “neutralizoi” sulmuesin. Ai u qëllua në këmbë dhe në bark përpara se të dërgohej në spital.
Nuk dihet motivi i tij, por zyrtarët antiterror thonë se kanë marrë përsipër hetimet.
Një banor lokal i tha BBC-së se kishin dëgjuar “pesë ose gjashtë të shtëna” menjëherë pas sulmit, i cili ndodhi rreth orës 19:15.
Top Channel