Si i përgjon Europa qytetarët/ Raporti: Të drejtat demokratike në BE janë në rrezik!

10/11/2022 09:12

Një raport i Parlamentit Europian tregon se në shumë vende anëtare të BE-së përdoren software spiunazhi.

“Shpërdorimi është aferë e gjithë Europës,” thuhet në raportin e papërfunduar të Komisionit hetimor, të prezantuar nga Sophie in ‘t Veld.

“Vendet anëtare kanë përdorur software përgjimi kundër qytetarëve të tyre, për arsye politike si dhe për të fshehur korrupsionin dhe aktivitetet kriminele.”

Meqenëse asnjë nga autoritetet kombëtare nuk ka qenë i gatshëm t’i japë Parlamentit të BE-së informacione konkrete, raporti bazohet vetëm në burime të hapura për publikun. Sipas zyrtares, mund të thuhet se të gjitha vendet europiane kanë blerë softëare spiunazhi dhe disa prej tyre kanë bërë me to edhe tregti përfituese.

“Qiproja dhe Bullgaria janë kthyer në qendrat e eksportit, Irlanda ofron software për të rregulluar taksat. Ndërsa Luksemburgu është qendra financiare për shumë lojtarë nga vendet prodhuese”.

Shembulli më i njohur është firma izraelite NSO, e cila prodhon softëar-in e spiunazhit Pegasus, një softëare që shkaktoi skandal politik në Greqi. Sipërmarrja ka filiale në Qipro dhe Bullgari dhe i ka kryer aktivitetet financiare nëpërmjet Luksemburgut.

Ajo ka përfituar nga tregu i brendshëm dhe liria e lëvizjes brenda BE-së. Viktima më e njohur e përgjimit të politikanëve të opozitës dhe gazetarëve në Greqi, është kryetari i socialdemokratëve të Pasok-ut, dhe deputeti europian Nikos Androulakis. Celulari i tij ishte infektuar me softëare-in e përgjimit, Predator, thotë DW. Raporti merr në shqyrtim edhe qeveritë e Budapestit dhe Varshavës.

Sipas njoftimeve të organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International,  në Hungari  janë përgjuar mbi 300 aktivistë politikanë, gazetarë, avokatë dhe të tjerë. “Përdorimi i Pegasusit duket të jetë pjesë e një strategjie të menduar mirë për shkatërrimin e shtypit dhe lirisë së mendimit nga qeveria (hungareze)”, thuhet në raport. Në rastin e Polonisë, theksohet se pPartitë qeveritare kanë çdo gjë nën kontroll dhe viktimat nuk kanë ku të shkojnë për të kërkuar të drejtat.

Top Channel