Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi që vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën më 1 nëntor 2023.

Ajo në një postim në Twitter ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të mos i hiqen menjëherë vizat qytetarëve të Kosovës.

“Pra, pse vetëm në nëntor 2023? Nuk ka arsye që të mos i hiqen menjëherë vizat qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar von Cramon.

Vendet anëtare të BE-së në takimin e sotëm të grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për heqjen e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA