Skandal në ndeshjen Shkupi-Shkëndija! Ndeshja mes dy skuadrave shqiptare të Maqedonisë së Veriut që po zhvillohet në kryeqytet, u zhbllokua në minutën e nëntë.
Kuqezinjtë nga Tetova kaluan në avantazh në duelin çerekfinal të Kupës, gol që shkaktoi zemërim të madh tek ultrasit vendas.
Pjesëtarë të grupimit “Shvercerat”, u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët e Shkëndijës. Sherr i madh, kaos dhe skena të turpshme në fushë, siç dallohet në videon e mëposhtme.
Ndeshja u ndërpre, në fushë zbarkuan edhe forcat speciale, teksa delegatët e ndeshjes theksuan se e vetmja mënyrë për të rinisur ndeshja është të boshatiset stadiumi, por vështirë që të bëhet fjalë për futboll pas skenave të tilla.
Raportet mes dy tifozerive të mëdha shqiptare nuk kanë qenë të mira prej kohësh, edhe pse në shumë raste personazhe të ndryshme të Shkupit dhe Shkëndijës kanë bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe pajtim.
Top Channel