27/12 10:53
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në orën 18:30 miqësoren me Katarin, një sfidë kjo që ashtu sikurse edhe ajo me Arabinë Saudite do të luhet me dyer të mbyllura.
Gazetari Endi Tufa tha për Top Channel se pasditen e së martës Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore, ndërkohë që sot u la pushim.
Trajneri Reja pasi ka vëzhguar seancat stërvitore, ka përcaktuar edhe formacionin e Kombëtares për këtë ndeshje; Dajsinani, Gurishta, Janku, Turkaj, Hadroj, Rrapaj, Ujka, Kallaku, Hakaj, Cara, Abazaj.
Pas sfidës me Katarin, Kombëtarja do të luajë edhe dy ndeshje të tjera miqësore, me Italinë dhe Armeninë në 16 dhe 19 nëntor.
Top Channel