Nis sot takimi dy ditor i grupit të punës së Bashkimit Europian për vizat në të cilin diskutohet dhe çështja e liberalizimit të zvarritur për Kosovën.
Qeveria belge ka refuzuar të bëjë ndonjë koment lidhur me propozimin francez. “Teksa diskutimet vazhdojnë në nivel europian, Belgjika nuk dëshiron të dalë me deklarata për çështjen”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme në Bruksel, Nicolas Fierens Gevaert, kur u pyet nëse vendi i tij e mbështet idenë e Parisit zyrtar.
Franca pretendon që liberalizimi të kushtëzohet me vënien në funksion të sistemit për sigurinë në Europë, ETIAS, i cili ka të bëjë me autorizimin dhe informacionet rreth udhëtimit, por që në funksion pritet të hyjë vetëm nga fundi i vitit të ardhshëm.
Përmes ETIAS-it, qytetarët e shteteve ku vizat janë liberalizuar, duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre para se të udhëtojnë në BE, e paskësaj, sigurojnë një konfirmim elektronik që vlen për tre vjet.
Disa ditë më parë, u njoftua se presidence ceke kishte ka dërguar një “dokument ndërinstitucional”, në të cilin ishte përfshirë edhe kërkesa e Francës e paraqitur në takimin e parë, të grupit në 13 tetor.
Propozimi i ndryshuar i Presidencës çeke të Këshillit të BE-së përmban kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me “nisjen efikase të sistemit ETIAS”, si dhe kërkesat ndaj Kosovës që deri në hyrjen në fuqi, të përmbyllë marrëveshje për riatdhesim me ato vende të BE-së me të cilat nuk ka marrëveshje të tilla deri më tani, si dhe ta përshtatë edhe më tej politikën e saj të vizave me atë të BE-së.
Top Channel