Megjithse vagoni-laborator u regjistrua si një sukses dhe treni mund të udhëtonte thuajse me shpejtësinë e një avioni, projekti eksperimental rrjedhimisht u harrua dhe u la të zhdukej.
Në projektin e viteve 1970-të, inxhinierët sovjetikë shënuan një rekord të ri shpejtësie duke instaluar në të një motor avioni, në projektin e quajtur “Laboratori i vagonit të shpejtësisë”.
Inxhinierët kishin tentuar të krijonin trenin “fluturues” që 100 vjet më parë kur vagoni i Valerian Abakovsky, arriti shpejtësinë 140 km/orë që në vitet 1920-të ishte diçka e pamendueshme.
Testime të ngjashme nisën të kryheshin në SHBA në 1966, kur projekti i hekurudhave të New York, ‘M-497’ arriti një shpejtësi prej 296 km/orë.
Për të mos mbetur prapa, Bashkimi Sovjetik testoi në vitet 1960-të vagonin Kalininsky me dy motorë të tipit AI-25, që asokohe përdoreshin në avionët e fundit ushtarakë Yak-40.
Në tetor 1970 projekti mund të arrinte 50 km në orë brenda 10-15 sekondash dhe më pas shënoi rekordin 249 km/orë që është shpejtësia maksimale për binarët e hekurt.
Programit iu dha fund në vitin 1975, pasi u konsiderua i kompletuar, por projektet moderne hekurudhore e bënë atë ekonomikisht të papërshtashëm dhe rrjedhimisht në fund u konsiderua i pavlefshëm.
Gjithsesi vagoni me motorë avionësh ishte një burim i pasur informacioni për mënyrën sesi trenat operojnë në shpejtësi të mëdha, i cili u përdor më pas për të ndërtuar vagonët rusë “troika”.
Projekti është kujtuar herën e fundit në 2008 kur u instalua si objekt përkujtimor në përvjetorin e 110 të hekurudhave ruse Kalininsky.
Top Channel