Mbi 1.500 varre të reja në afërsi të Mariupolit të pushtuar, imazhet satelitore tregojnë pamjet

07/11/2022 17:06

Në analizimin e imazheve të reja satelitore, shfaq më shumë se 1.500 varre që janë hapur në atë që po cilësohet si varrezë masive në afërsi të Mariupolit, që ishte nën kontrollin e rusëve që nga maji.

Imazhet e fundit satelitore nga Maxar shfaqin tre varreza masive të lokalizuara në Staryi Krym, Manhush dhe Vyonhradne në afërsi të Mariupolit, që janë rritur dukshëm që nga pranvera, transmeton Telegrafi.

“Qendra për Rezistencën e Informacionit analizoi imazhet e Staryi Krym për programin Panorama të BBC-së, dhe arriti në përfundimin se 1.500 varre të reja ishin gërmuar atje që nga analizimi i fundit i imazheve në vend në qershor. Tani vlerësohet se më shumë se 4,600 varre janë gërmuar atje që nga fillimi i luftës, edhe pse thuhet se nuk mund të dihet se sa trupa janë varrosur në vend”, thuhet në raport.

Banorja e Mariupolit, Tatyana, e cila humbi djalin e saj në luftime, ka bërë të pamundurën për ta gjetur atë dhe këtë verë vizitoi një varrezë masive në Vynohradne, me mbi 800 varre të freskëta, pranë Mariupolit në kërkim të tij.

Shumë varre në vend janë shënuar me pankarta të vogla, që mbajnë numra dhe gjininë, por jo emra.

“Shumica e kufomave janë të paidentifikuar”, shtoi Tatyana.

Top Channel