Italia ndalon emigrantët meshkuj të zbarkojnë nga anijet e shpëtimit, organizatat bamirëse e cilësojnë si veprim “të paligjshëm”

07/11/2022 10:54

Organizatat bamirëse i kanë cilësuar si “të paligjshme” veprimet e qeverisë italiane pasi ndaluan 250 emigrantë të mos zbarkonin nga anijet e shpëtimit.

Emigrantët lundronin në varka të vogla dhe të mbipopulluara nga Afrika e Veriut. Fëmijët dhe njerëzit me probleme mjekësore u lejuan të largoheshin nga anijet në Catania, Sicili, por të tjerët jo.

Dy anije të tjera shpëtimi  me gjithsej 250 persona mbeten në det.  Emigrantët janë në anije për më shumë së dy javë. Kapiteni i anijes ‘Humanity 1’ ka refuzuar të largohet nga port i Katasias derisa të gjithë emigrantët e mbijetuar të kenë zbarkuar.

Gjithashtu kompania e lundrimit tha se ‘ligji i detit’ e detyron kapitenin të dërgojë të gjithë ata që janë shpëtuar nga fatkeqësia në një vend të sigurt dhe se të mbijetuarit kanë të drejtën e një kontrrolli të mbrojtjes, i cili mund të bëhet vetëm në tokë.

Ata e quajtën refuzimin e tyre të  paligjshëm  dhe paralajmëruan se do të nisin veprime ligjore kundër qeëverisë italiane të hënën duke prentenduar se veprimet e Italisë shkelin ligjin evropian dhe Konventën e Gjenevës për Refugjatët.

Në total 250 persona u ndaluan të zbarkonin ndërsa 144 zbarkuan nga ‘Humanity 1’, i cili lundron nën një flamur gjerman  dhe  357 persona u lejuan të zbresin nga ‘Geo Barents’, i cili lundron nën një flamur norvegjez.

Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni  ka thënë se do të godasë emigrantët që udhëtojnë nëpër Mesdhe.

Top Channel