Gjendet i pajetë 51-vjeçari shqiptar i zhdukur në Greqi/ U plagos me sharrë elektrike, kolegu i merr telefonin dhe largohet nga vendngjarja

07/11/2022 17:23

Ylli Mera është gjetur i pajetë nga autoritetet greke, pas disa ditësh që nga zhdukja e tij.

51-vjeçari ishte në kërkim prej një nëntorit, pasi ishte zhdukur gjatë kohës që ka ikur për të punuar në zonën e Arethousa të Selanikut.

Trupi i tij u gjet në një zonë pyjore të Arethousa-s, ku kishte shkuar me kolegun e tij grek për prerjen e drunjve.

Sipas informacioneve, Ylli Mera u plagos për vdekje me sharrë elektrike, ndërsa 59-vjeçari menjëherë pas ngjarjes është larguar.

Mediat e huaja shkruajnë se greku e ka lënë të plagosur me gjakderdhje 51-vjeçarin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e të birit.

Pasditen e djeshme u zbulua se e kishte lënë të mbuluar me gjak kolegun, por rrëfeu se ishte një aksident.

Mësohet se qytetari grek i ka hedhur në rrugë edhe celularin shqiptarit për të shmangur zbulimin.

59-vjeçari dhe djali i tij janë arrestuar dhe po punohet për dosjen përkatëse.

Siç rezultoi nga hetimi i policisë, më datë 01.11.2022, 51-vjeçari ishte zhvendosur në veri në malet Kerdylia, për t’u punuar përkohësisht në prerjet e paligjshme të pyjeve.

Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa mediat greke shkruajnë se po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Në kontrollet që janë kryer në shtëpinë e 59-vjeçarit dhe në makinën e djalit të tij 28-vjeçar, janë gjetur gjithsej pesë 5 thika.

Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorin Protodik të Selanikut, ndërsa u dorëzua dosja e ngritur ndaj 59-vjeçarit dhe ka të bëjë me plagosjen me vdekje të shqiptarit.

Top Channel