Në praninë e artistëve, anëtarëve të jurisë, kolegjiumit, më 24 tetor Ministria e Kulturës paraqiti projektet fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirat Publike”.
Projektet fituese i përkasin krijuesve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Italia, Polonia, Greqia e Kina.
Për këtë nismë Qeveria Shqiptare ka akorduar një fond prej 200 milionë lekësh. Skulptori Vladimir Llakaj, pjesmarrës në konkurs thotë që ministria ka bërë përgjedhje klienteliste dhe jo të merituar.
“Ishin dy milion euro për 18 vende. Më pas këtë e reduktuan për gjashtë vende. Ku gjysmën e tortës së merr vetëm një famlje. Dhe gjithë stafi drejtues i ministrisë ka qenë shantazhues dhe ndaj jurisë ndërkombëtare që kanë përzgjedhur vetë.”
Menjëherë pas publikimit të listës ai akuzoi artisten Blegina Hasko Bezo me projektidenë “Përpjekja e vazhdueshme”, fituese për t’u vendosur tek Mali į Robit, për plagjiaturë të veprës së Bruce Beasley.
“Kanë ftuar më mediokrit. Gati 70 përqind e punëve fituese janë me referenca plagjiature. Ne që jemi në këtë profesion e dimë shumë mirë.”
Vetë skuptori Llakaj ka aplikuar për të njëjtin lokacion me Ergys Krisikon. Bëhet fjalë për mbkalimin tek Pallati me Shigjeta. Sipas tij arsyeja që nuk ka qenë fitues është kjo:
“Juria artistike mua më kishte votuar tek vendi ku unë konkuroja më lart se sa personi që ka fituar. Ministria e ka thirrur jurinë artistike pas 15 ditësh dhe e ka shantazhuar duke i thënë që: Vladimiri vlen por nuk mund ta vemë këtu sepse nuk përshtatet shumë mirë me vendin. Pra juria administrative i jep leksione jurisë artistike.”
Lista prej 8 projektesh fituese, që do të implementohen në bashkitë Tiranë, Kavajë, Divjakë, Malësi e Madhe.
Top Channel