Pavarësisht punës dhe lodhjes së gjithë javës që bënë grupi ‘Zap’ i përbërë nga: Salsano dhe Lori, Deborah dhe Niko, Elona dhe Anxhelo, Isli dhe Ledia, Megi dhe Jurgeni, nuk morën atë që prisnin nga rezultatet e performacës.
Kërcimi i tyre latin mori mjaft kritika nga juria, gjë e cila i mërziti konkurrentët, të cilët e morën e dhe më seriozisht debatin, që zgjati disa minuta në skenën e DWTS
Kledi Kadiu: Kishte shumë punë të bërë se nuk është e thjeshtë, por më duket se llokumet I hëngrët pak përpara. Më vjen natyrshëm ta bëj krahasimin, kishte sinkron, nuk kishte sensin e spektaklit. Ajo goditja që më dha grupi i parë nuk ma dha grupi I dytë.
Armand Peza: Grupi tjetër ishte më televiziv ndërsa ju ishit më teatër. Peshën më të madhe e kishin profesionistët. Më pëlqyet të dyja, për ca elemente nuk mund të më thoni që nuk ekzistojnë. Kishit ca jo-sinkrone.
Dalina: Do të doja ta nisja me pëlqimin që kisha për bashkëpunimin tuaj por nuk më pëlqen pjesa që krahasoheni.
Në total skuadra mori 33 pikë, pra rezultati i tyre ishte më i dobët se skudara e “Llokumeve”.
Dalina Buzi: 8 pikë
Armand Peza: 9 pikë
Kledi Kadiu: 8 pikë
Valbona Selimllari: 8 pikë
Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me tre konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj, këngëtari Alban Nimani dhe këngëtarja Irini Qirjako janë eliminuar nga spektakli gjatë tre javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Gara ka ndryshuar në Dancing With the Stars, ku për herë të parë do të ketë një formulë të re dhe çiftet janë ndarë në dy grupe “Llokumet” dhe “Zap”.
Top Channel