Edhe pse iu desh të realizonin dy performanca, një në grup dhe një tjetër në çift Deborah dhe Niko kanë arritur të dhurojnë një performancë emocionuese në skenën e DËTS.

Me një kërcim Cha Cha, ata erdhën në sytë e jurisë më të përgatitur emocionalisht se herën e kaluar, paçka se disa gabime në lëvizje, I detyruan ata ta përsërisnin edhe një herë performancën e tyre, ku hera e dytë ishte mjaft e arrirë në hapa.

Juria ka shprehur pëlqim për kërcimin e tyre pavarësisht kritikave dhe çifti grumbulloi në total 30 pikë.

Armand Peza: Në këto pesë javë të konkurrimit tënd kjo është javë jote më e mirë. Pate një buzëqeshje që na there të gjithëve, transmetove energjinë e mirë

Kledi Kadiu: Ankthin që ke pasur herët e kaluara nuke transmetove por kishe shuëm gabime. Doja të jepja një notë më të mirëpor nuk mundem.

Valbona Selimllari: Edhe pse gabimet ishin, energjia jote është për t’u komplimetuar. Është e vështirë t’I qendrosh një skene kaq të madhe kur gabon. Energjia e buzëqeshjes tënde rrezatonte

Dalina Buzi: 7 pikë

Armand Peza 8 pikë

Kledi Kadiu: 7 pikë

Valbona Selimllari: 8 pikë

Nëse Debora dhe Niko janë të preferuarit tuaj mund të dërgoni një mesazh me tekst VIP5.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me tre konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj, këngëtari Alban Nimani dhe këngëtarja Irini Qirjako janë eliminuar nga spektakli gjatë tre javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Gara ka ndryshuar në Dancing With the Stars, ku për herë të parë do të ketë një formulë të re dhe çiftet janë ndarë në dy grupe “Llokumet” dhe “Zap”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA