Irisi dhe Donato kanë zhvilluar një takim, prej të cilit ata janë njohur më shumë me njëri-tjetrin, shoqëruar me disa deklarata të forta.

E gjithë situata e krijuar solli afrime mes të dyve, por më e rezervuara ishte Irisi, duke qenë se është takimi i parë.

Donato: Unë nuk jam fort i lëkundur, po un të lexoj kollaj

Irisi: E kisha një parandjenjë që do të më ftoje në takim

Irisi: Nëse dua të bëhem bionde,  se ti ke thënë që pëlqen gocat me flokë të zeza

Donato: Unë nuk kam pëlqyer  fizikun tënd, se ti je shumë e bukur, por thjesht ti je një vajzë e vogël por me një karakter shumë të fortë. Je kështu si dinamit, si bombë me sahat

Irisi: Donato ishe i interesuar për mua edhe unë isha i interesuar për ty

Në bisedën e tyre nuk munguan as pyetjet për Petron, pasi Irisi ka zhvilluar dy takime me të dhe ka qenë një nga kandidatët.

Konkurrenti nuk luajti shumë me fjalët por shumë shkurt e pyeti nëse e ka harruar, një situatë e cila u shoqërua me deklaratën e fortë të Irisit.

Donato: E ke harruar?

Irisi: Për ta harruar jo, por gjërat janë ftohur

Donato: Vëmendjen e ke për mua?

Irisi: Shiko se ky është takimi i parë dhe me atë kam pasur dy. Por që primar për momentin je ti.

Top Channel