Një situatë e qëndrueshme paraqitet gjatë 24 orëve të fundit sa i përket Covid-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 408 testime të kryera përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 22 persona.

Ndërkohë në spitalet e Covid po marrin trajtim vetëm tre persona, ndërsa aktiv në të gjithë vendin janë 211 qytetarë.

Nga rastet e reja të ditës së sotme, 12 kanë rezultuar në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 408

Testime totale 1,998,655
Raste pozitive 331,869
Raste të shëruara 328,065
Raste Aktive 211
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140
Vlorë 20
Gjirokastër 15
Durrës 10
Fier 8

Berat 6
Elbasan 4
Shkodër 3
Korçë 2
Lezhë 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA