Grabitje si në filma në Romë, hajdutët vjedhin sende me vlerë 700 mijë euro në shtëpinë e producentes italiane për 15 minuta dhe nuk lënë asnjë shenjë pas
Të paktën një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror rus në qytetin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës.
Sipas autoriteteve lokale, bombardimet goditën një zonë banimi të qytetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesat e banuara. Kryebashkiaku i Kharkivit bëri të ditur se gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit ekipet e emergjencës gjetën trupin e një burri nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar.
Autoritetet ukrainase raportuan gjithashtu se të paktën nëntë persona mbetën të plagosur nga sulmi, ndërsa ekipet e shpëtimit vijuan punën për të kontrolluar zonën e goditur.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 187 dronë ukrainas gjatë natës në rajone të ndryshme të vendit, përfshirë edhe rajonin e Moskës.
Sulmet e ndërsjella mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë të shkaktojnë viktima dhe dëme në të dyja vendet, ndërsa lufta e nisur në vitin 2022 mbetet pa një zgjidhje të afërt diplomatike.
Top Channel