Shpenzimet e linjave të transportit me autobus që prej fillimit të pandemisë po kushtojnë gjithnjë e më shumë.

Kriza e ekonomike solli në sabratorin e automjeteve naftë të shtrenjtë, po ashtu në të njëjtën kohë të punësuarit e këtij sektori për të përballuar faturat e kushtueshme mujore kërkuan një pagë më të mirë.

Përballë këtyre vështirësive Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe energjetikës Belinda Balluku kërkojnë vazhdimin e subvencionit lekë për litër naftë.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës qeveria vendosi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor për kompanitë e transportit. Kjo ishte paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit. E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës për muajt mars-prill-maj.

Por, kjo masë mbështetëse nuk ka qenë e mjaftueshme që ky sektor të ringrihet ekonomikisht, në një kohë kur çmimi i naftës vazhdon të jetë mbi 200 lekë për litër, për këtë arsye shoqata e transportit kërkojnë vijueshmërinë e subvencionimit.

“Vijimësia e kësaj mbështetje kërkohet jo vetëm si nevojshmëri për t’u ardhur në ndihmë operatorëve të përballojnë kushtet e vështira të tregut dhe çmimet, por edhe për të rritur cilësinë e shërbimit dhe zgjerimin e përdorimit të transportit publik, si një mjet efikas dhe i nevojshëm.”

Vështirësia ekonomike ka bërë që ky sektor të mos ofroj gjithnjë shërbimin më të mirë ndaj udhëtarëve.

Transporti urban duhet të rrisë cilësinë e tij dhe për këtë ne jemi të vetëdijshëm. Gjithsesi bazuar në kapacitetet, vështirësitë që kemi kaluar, mungesën e mbështetjes qeveritare jemi përpjekur të jemi sa më korrekt me shërbimin e ofruar dhe të mbijetojmë për të mos shkuar drejt falimentimit”.

Kërkesa për ndihmë qeveritare ndaj linjave të autobusa shikohet si një kërkesë emergjente për dy shoqata e transportit, para se ato të falimentojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA