‘Akte frikacake dhe kriminale’, SHBA reagon pas djegies së automjeteve me traga RKS

02/11/2022 14:34

Shtetet e bashkuara  kanë dënuar djegien dhe shkatërrimin e makinave të qytetarëve serbë të cilët i kanë vendosur makinave të tyre targën RKS- Republika e Kosvës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka konsideruar aktet e tilla si “frikacake dhe kriminale”, por në të njëjtën kohë ai ka përsëritur qëndrimin e SHBA-ve për shtyrjen e afati të targave.

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”

Incidenti  më  i fundit i tillë u raportua nga Policia e Kosovës në orët e hershme të së mërkurës , ku iu zjarri një makine me targa RKS në Zubin Potok, pronar i së cilës ka qenë një qytetar i komunitetit serb që punonte si taksist.

Teksa ka shpërndarë videon e makinë së djegur në rrjete sociale ai thotë: “të gjithë e dinë që automjeti është i imi për më shumë se 4 vite. Në 3 vitet e fundit kam transportuar si shofer taksie mijëra serbë nga Serbia veriore apo qendrore. Nuk e kam riregjistruar veturën nga KM në RKS. Ndoshta përmes meje dikush ka dashur t’i paralajmërojë serbët nga veriu që të mos regjistrohen përsëri, dhe është e sigurt se ata ia dolën mbanë sipas mendimit të tyre. Por kanë arritur të lënë pa bukë edhe dy fëmijë, nxënës të shkëlqyer dhe të pranuar në shoqëri”, thotë taksisti.

Që kur Qeveria e Kosovës nisi me zbatimin e vendimit për konvertimin e targave ilegale në ato të Republikës së Kosovës janë djegur 5 makina.  Aktualisht  janë rreth 10 mijë makina me targa ilegale që qarkullojnë në territorin e Kosovës.

Top Channel