Operacion në Vlorë/ Shkon në katër numri i të arrestuarve që transportonin emigrantë të paligjshëm

01/11/2022 15:00

Numri i të arrestuarve në operacionin “Piqeras” në Vlorë ka shkuar në katër, pasi tre të tjerë u arrestuan.

Ata u kapën në flagrancë duke transportuar me dy makina emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, ndërsa ishin bashkëpunëtorë me 21-vjeçarin e arrestuar gjatë fazës së parë të këtij operacioni.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Piqeras”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, strukturat e lartpërmendura, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan me sukses fazën e dytë të tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: -R. R., 33 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, P. N., 35 vjeç dhe N. N., 38 vjeç, të dy banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë bashkëpunëtorë me shtetasin K. Sh., i cili u arrestua në flagrancë më datë 18.03.2022, në fshatin Piqeras, gjatë fazës së parë të operacionit. Këta shtetas dyshohet se siguronin transportin e emigrantëve drejt Shkodrës, me qëllim kalimin në Malin e Zi, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, sipas policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA