Pedagogët i kanë lënë dy ditë kohë qeverisë për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre, ndryshe të mërkurën do të hyjnë në grevë urie.
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve protestoi edhe sot para Korupusit Universitar.
Pedagogët e nisën vitin e ri akademik me protesta për kushte më të mira dhe rritje pagash, duke bojkotuar mësimin në universitetet publike.
Me një protestë pa afat, ata po vijojnë të bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.
Bojkoti është mbështetur nga pjesa më e madhe e pedagogëve në fakultetet në Tiranë, por ka dhe nga ata që nuk janë bërë pjesë.
Pavarësisht se kanë kaluar disa javë që nga nisja e vitit të ri akademik, kryeminitri Edi Rama ka deklaruar se është në dorën e univeristeteve për rritjen e pagave për profesorët.
Rritja do të ishte me 15 %, ku vetëm 7 % do të mbulohet nga buxheti shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga universitetet përkatëse.
Pavarësisht këtij vendimi, pedagogët nuk kanë rënë dakord dhe kanë vijuar protestat.
Top Channel