Një 34 vjeçar u kap në flagrancë në Tepelenë teksa po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.
Shtetasi E. L., banues në Mallakastër u kap në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”, ku po transportonte me automjetin tip “Ford”, të cilën e drejtonte pa leje drejtimi, 6 emigrantë të paligjshëm.
Në cilësinë e provës materiale 34 vjeçarit iu sekuestrua automjeti dhe 1 aparat celular.
Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 48”. Tansportonte 6 emigrantë të paligjshëm, me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari. Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 aparat celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, bazuar në inteligjencë informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 48”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Mallakastër. Në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”, Tepelenë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin E. L., i cili po transportonte me automjetin tip “Ford”, që e drejtonte pa leje drejtimi, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel