Murali më i madh në botë, një homazh për Diego Armando Maradonën, i vendosur në Avenida San Juan y Solís, në lagjen San Cristóbal, është inauguruar dje me rastin e 62-vjetorit të lindjes së “Diez”.
Një vepër 40 metra e gjerë dhe 45 metra e lartë e artistit Martín Ron, kushtuar lojtarit që bëri histori në Kombëtaren e Argjentinës (ka veshur në vendlindjen e tij fanellat e skuadra të tilla si: Argentinos Juniors, Boca, Newells) dhe në Europë me Barcelonën dhe kryesisht me Napolin.
Në prani të një turme të madhe, në ditën kur Diego do të kishte mbushur 62 vjeç, gjatë një eventi ku morën pjesë artistë dhe ku u zhvilluan një sërë aktivitetesh, u shfaq imazhi i Maradonës që i përket finales së Kupës së Botës në Itali 1990.
Top Channel