“Kthetrat e Shqiponjës”, aktori italian Francessco Rossini tregon eksperiencën e tij në Shqipëri

31/10/2022 20:04

Pas Manuela Arcurit, në premirën e filmit “Kthetrat e Shqiponjës” në Cineplexx erdhi dhe bashkëpunëtori i saj Francesco Rossini, i cili e konsideroi eksperiencën e shesh xhirimit në një bunker në Tirane si të jashtëzakonshme.

“Është hera e parë që më ndodh të punoj në Shqipëri. Kam gjetur një tokë shumë gjeneroze. Aktorë shumë të zotë. Kolegë të jashtëzakonshëm.”

Jemi në Tiranën e 1997. Kaosi pas rënies të komunizmit i ka hapur dyert një lufte të përgjakshme civile. Matia, vetëm një adoleshent, ngacmohet nga shokët e tij. Në përpjekje për të shpëtuar, ai fshihet brenda një bunkeri të braktisur. Më pas po në Tiranë 2022. Davide, Xhulia, Nua dhe Adrian po planifikojnë të ardhmen e tyre të re; një investim për një ambient të ri modern duke përdorur një bunker nga regjimi i mëparshëm. Por aty i pret një rrugëtim i frikshëm.

“Na u duk se gjetëm javën më të ftohtë të Shqipërisë së vitit të shkuar. Eksperienca ishte për tu shënjuar, sepse të xhiroje Brenda një bunkeri ishte mbresëlënëse.Ky lloj filmi thriller/ horror ka shumë të apasionuar në botë kështu që është interesante të shohesh se si reagon publiku i gjithë botës.”

Rossini ka bashkëpunuar më herët edhe me Dario Argenton për një tjetër horror, ndërsa me ne ndan eksperiencën e tij më të fundit.

“Po xhiroj një serial për Rai Uno rreth fashizmit dhe Musolinit. Quhet Nata e Gjatë, aty luaj sekretarin personal të Mussolinit.”

Top Channel