Festa e Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit.

Por tashmë tradita e largët është bërë e dashur edhe për fëmijët e shkollave e kopshteve në Shqipëri. Larg domethënies së origjinës, fëmijët shqiptarë e shohim si një mundësi e bukur për tu veshur si personazhet e tyre të preferuar.

Festat sjellin gjithmonë gëzim ndërsa fytyrat e të vegjëlve duken të magjishme, shumë larg të qenit të frikshëm. Plot me ngjyra dhe këngë kopshti 11 në Elbasan e bëri të paharrueshme këtë ditë për të vegjlit.

Të maskuar si mace, si tigra, të veshur si princesha e si heronj të ndryshëm, fëmijët e kopshtit 11 në këtë Halloween ishin më të bukur se kurrë.

Top Channel