Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e parlamentit britanik Westminster në Londër, shoqata me e madhe e komunitetit shqiptar në Britani, “Shpresa Programme”, është nderuar me çmimin për luftën kundër skllavërisë moderne, krahas çmimeve të dhënë për BBC dhe gazetën prestigjoze The Guardian. Ky është ndër çmimet më të mëdha që ka marrë kjo shoqatë pas Çmimit të ish-Mbretëreshës Elisabetë dhe të Samitit të Diasporës në Tiranë.
Çmimin për luftën kundër shkllavërisë moderne, dhëne shoqatës më të madhe dhe ndër më pro-aktivet e komunitetit shqiptar në Britani, “Shpresa Programme”, për projektin “Breaking the Chain” ose Këputja e Zinxhirëve, ju dha përfaqësuesve të saj, nga Kryetari i Parlamentit britanik , Sir Lindsay Hoyle.
Ky çmim jepet nga Grupi ndërpartiak parlamentar britanik dhe Fondacioni për luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe skllaverinë moderne.
Përmes projektit “Breaking the Chain”, ndihmohen azilkërkuesit shqiptarë, kryesisht në këshillime për emrigracionin dhe integrimin në shoqërinë britanike në bashkëpunim me studio mjaft të njohura avokatesh për çështjet e emigracionit.
Drejtuesja e këtij projekti, Flutra Bara, thotë për Top-Channel, së “ky çmim i dedikohet të gjithë të rinjve kurajoz të shoqatës “Shpresa Programme”, që përmes vështirësive të panumërta kanë arritur të integrohen në shoqërinë britanike, si dhe vizionit të dy ideatorëve të këtij projekti, avokates anglezes Esme Madil dhe Luljeta Nuzi”.
Me çmime krahas “Shpresa Programme” e cila ndihmon azilkërkuesit shqiptarë që të shkëputen nga kthetrat e shkallëverisë moderne në Britani, u nderuan edhe BBC-ja per emisionin televiziv për ish-emigrantin, kampionin olimpik britanik, atletin Mo Farah, si dhe gazeta The Guardian.
Në ceremoninë e organizuar në ambientet e parlamentit britanik nga Kryetari i tij Sir Lindey Hoyle, ishte edhe ish-Kryemenistrja Teresa May. Ky është ndër çmimet më të mëdha që ka marrë kjo shoqatë shqiptare pas Çmimit të ish- Mbretëreshës së ndjerë Elisabetë dhe atij të Samitit të Diasporës në Tiranë.
Ky çmim inkurajues jepet në një kohë kur politika dhe një pjesë e madhe e medias britanike, sidomos tabloideve anti-emigracion, përmendin thuajse çdo ditë shqiptarët e ardhur gjatë kësaj vere me gomone përmes La Manshit, shpesh duke spekuluar me vertetësinë e shifrave të tyre, ku herë thonë se 60 përqind e tyre janë shqiptarë nga 38 mijë që kanë ardhur në total deri tani, e ndërkohë citojnë vetëm shifrën e 12 mijë vetëve, që nuk përbën 60 për qind sa ç’pretendohet.
Top Channel