“Engjëjt gri”/ Drama e shkruar nga Përparim Kabo shfaqet në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

30/10/2022 13:31

Premiera e dramës “Engjëjt gri”, shkruar nga Përparim Kabo dhe me regji të Gëzim Kames, po shfaqet me sukses në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Një dramë që ka në qendër raportin e njeriut me veten në një shoqëri që ende nuk është shkëputur nga e kaluara diktatoriale, pasojat e së cilës janë të pranishme dhe diktojnë jetën e individit dhe krejt shoqërisë.

“Është një vepër shumë e vështirë pasi mbart të dy kohët para ’90s dhe kohën që jetojmë sot.  Gërshetimi i  problematikave që ende nuk kanë ikur nga jeta jonë e përditshme ishte i vështirë aq më tepër që duke qenë aktuale njerëzit sot, spektatori është shumë inteligjent, i përpiktë dhe elegant në zgjidhjen e karaktereve, tematikës që ka vepra në mënyrë që të jesh i natyrshëm dhe realist. Më duket se ne e kaluam këtë fazë me spektatorin durrsak”- shprehet regjisori Gëzim Kame.

Një dramë që të bën të mbash frymën gjatë të gjithë kohës, falë fuqisë së penës së Përparim Kabos dhe mjeshtërisë regjisoriale të Gëzim Kames, që për herë të parë zgjedhin dhe bashkëpunojnë me teatrin e Durrësit.

“Mund të zgjidhja dhe Tiranën, Shkodrën e Korccën, po zgjodha Durrësin për dy arsye. Vitet e fundit trupa “A.Moisiu” e Durrësit ka qenë aktive dhe ambienti këtu me të gjithë aksesorët ishte perfekt. Të gjitha, muzika, ndriccimi, rekuizita, skenografia. Asgjë nuk mungonte për të realizuar një spektakël. Gjatë të gjithë shfaqjes publiku përcillte emocionalisht ccdo tablo e detaj”- shprehet dramaturgu Përparim Kabo,.

“Durrësi na priti shumë mirë. Durrësi është Durrës. Është përvoja ime e parë me teatrin e Durrësit dhe jam shumë i kënaqur”- shton regjistori Kame.

Dramaciteti i fortë, po dhe batutat shkrihen harmonishën gjatë lojës së një kasti të mrekullueshëm të përbërë nga aktorët Adelina Mucca, Astrit Hasani, Arben Derhemi, Andia Xhunga, Suela Konjari dhe Amos Zaharia e Alesia Xhemalaj.

Një histori përdhunimi në një kamp internimi, që deklarohet fort dhe krejt “papritur”, ndërton realitete të pathëna të mbruajtura në diktaturë dhe që shënjojnë jetët e individit dhe të gjithë shoqërisë shqiptare ende sot.

Në qendër të veprës është forca e gruas dhe sfidat e saj. Përmes pasardhësve të viktimës dhe përdhunuesit dhe pse në rrethana të tjera del në pah një shoqëri me kontraste dhe dramacitet të fortë mbërthyer në darët e së kaluarës. Engjëjt gri janë pasardhësit e pushtetarëve të djeshëm, përsëri në pushtet, që në përballje me pasojat që  ftohet të reflektojnë dhe të largohen për t’i lënë vendin progresit, zhvillimit real demokratik.

Top Channel