Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga pema ku po mblidhte ullinj.

Viktima me iniciale L. V., banues në fshatin Bestrovë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Një ngjarje e tillë është shënuar sërish ditën e sotme në në lagjen “Pavarsia” të Vlorës, ku një 58-vjeçar është rrëzuar nga pema që po krasiste.

I lënduari me iniciale E. H. është një punonjës i gjelbërimit, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu gjatë paradites së sotme në Ksamil, një 62-vjeçar ka humbur jetën, pasi u rrëzua aksidentalisht nga pema ku po mblidhte prodhimin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për ngjarjet e ndodhura.

Njoftimi policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.

Njoftimi policisë: 

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA