Talenti i Chelsea-t rrëfen ankthin para debutimit: Njerëzit nuk e kanë idenë çfarë përjeton një futbollist!

29/10/2022 08:50

Trevoh Chalobah, prej sezonit të kaluar është bërë pjesë e skuadrës së parë të Chelsea.

I rritur në akademinë e “Bluve të Londrës”, 23-vjeçare kaloi disa vite në huazim tek Ipsëich, Huddersfield dhe Lorient, para se ish-trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel t’i dhuronte debutimin në Stamford Bridge.

Por, të qenurit pjesë e ekipit të parë, i shkaktoi shumë ankth Chalobah i cili së fundmi tregon edhe historinë e tij të trazuar për shkak të ankthit të përjetuar. Chalobah thekson se futbollistët janë si gjithë njerëzit e tjerë dhe ndikohen nga opinionet apo kritikat e ndryshme.

“Njerëzit nuk e kanë idenë se çfarë përjeton një futbollist. Ne jemi njerëz si gjithë të tjerët, mendojnë se jemi si Superman. Por jo, edhe futbollistët ndikohen nga opinionet apo kritikat e ndryshme, reagoj njësoj si të tjerët. E mbaj mend kur u bëra pjesë e Chelsea-t në sezonin e kaluar, në fillim të sezonit më duhej të përballesha me ankthin.

Luaja për një klub të madh, 40.000 njerëz çdo javë në stadium. Dua të them, unë isha mësuar me ndeshjet, por është ndryshe. Vetëm një sezon më parë Chelsea ishte shpallur Kampion i Europës. Muajt e parë ishin shumë të vështirë, por ia dola edhe falë miqve e familjes”, u shpreh Chalobah.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA