Nga Facebooku apo nga imazhet që prodhon Ministria Shëndetësisë, për t’i shpërndarë nëpër media të ndryshme duket se mjekësia shkëlqen, por në fakt realiteti është krejt ndryshe përballë fasadave të lyera.

Esmeralda Hoxha tha se është bijë Tropojë dhe në emër të 30 mijë banorëve që jetojnë atje denoncon mungesën e mjekëve në spitalin e Tropojës.

“Kam një vit që denoncoj në portalet e ministrisë kudo. Nuk ka onkolog. Kur të sëmuret një fëmijë duhet të udhëtosh dy orë për në Kukës ose të shkosh e të lënë takim për nesër. Im atë me tension 18 shkon në urgjencë e nuk ka mjek kardiolog”, u shpreh ajo.

Zonja Hoxha shfrytëzoi një takim me gratë deputete për kancerin e gjirit për të ngritur zërin për qytetarët tropojanë të cilët kanë mungesa në shërbimin shëndetësorë dhe që për shumë shërbime udhëtojnë drejt Kosovës.

Ndërkohë që gra të tjera evidentuan mungesa të medikamente që janë të rëndësishme për trajtimin e kancerit  edhe në spitalin onkologjik në QSUT.

Imunohistokimia, i cili është një testim që kryhet pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe që në bazë të të cilit përcaktohet mjekimi me medikamente bëhet vetëm në shërbim shëndetësorë privat dhe kushton jo pak por 20 mije lekë të reja.

Top Channel