Këlliçi përballë Veliajt/ Shpërthen Kulluri: Kandidati i PD-së  s’duhet të jetë i përfolur për lidhje të dyshimta me mazhorancën dhe i bërë pis…

29/10/2022 10:58

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar kundër kandidatit të PD-së për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet lokale.

Në një postim në rrjete sociale, ai shprehet se asnjë njeri i PD-së  i përfolur për lidhje të dyshimta biznesi dhe i bërë pis në 5 vitet e shëmtuara të PD, 2017 deri në 2022, nuk mund të përballet si fitues ndaj Veliajt.
Lidhjes me mazhorancën, Kulluri i referohet vjehrrit Shkreli që është një nga zyrtarët e Ramës në bashki e qeveri.

Postimi:

Kandidati i PD për kryetar bashkie në Tiranë duhet të jetë person me integritet! Asnjeri i përfolur për lidhje të dyshimta biznesi me mazhorancën e as i bërë pis në 5 vitet më të shëmtuara të historisë së PD 2017-2022!
Njerëz që s’besojnë me asgje tjeter pervec karrieres se tyre politike permes lloj-lloj intrigash dhe piruetash nuk mund të përballen si fitues me Veliajn!
Intuita, karakteri, vendosmeria dhe qartësia dhe mbi të gjitha ndershmëria qytetare e vënë Veliajn në pozitë të vështirë!
Fushata për primaret duhet të jetë një fushatë ku të thuhen të gjitha! Lërini këto patetizmat që “fushata negative” përçan partinë! Remineshenca komuniste të solidaritetit të leshit!

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta