Shqipëria ka pësuar rënie në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2022, matësin e gjendjes së shtetit ligjor në mbarë botën, publikuar nga ‘World Justice’, një organizatë ndërkombëtare e shoqërisë civile e cila merr në analizë ecurinë në 140 vende të disa prej aspekteve më domethënëse të lidhura me ligjin dhe të drejtën.

Vendi ynë renditet i 87-ti në listë, ndërkohë që në vit më parë pozicionohet në vendin e 84. Tetë janë faktorët kryesorë mbi të cilët mbështetet kjo renditje, duke nisur me kufizimin e kompetencave qeveritare që nënkupton se deri në çfarë pike institucionale dhe kushtetuese limitohen zyrtarët për të mbajtur përgjegjësi para ligjit.

Këtu përfshihet dhe liria e shtypit jashtë kontrollit të qeverisë, e në këtë tregues vendi ynë është mjaft poshtë në renditje, i 105-ti mes 140 shteteve të tjera. Treguesi tjetër i rëndësishëm është mungesa e korrupsionit, që analizon tre forma: ryshfetin, ndikimin e papërshtatshëm nga interesi publik dhe privat dhe shpërdorimin e fondeve publike apo burimeve të tjera.

Edhe këtu, kemi rrëshqitje në vendin e 107 nga viti i kaluar, ku ishim të 105-tët. në treguesin e radhës, transparencën e qeverisë, rezulton rënie me dy vende: tani jemi në vendin e 84, ndërsa në 2021-shin, ishim në vendin e e 82.

Tre vende ka zbritur Shqipëria,  në renditje edhe sa i tregon rendit dhe sigurisë, ku merret në shqyrtim edhe garantimi i sigurisë së individit dhe pronës nga vendi: në këtë tregues, kemi zbritur nga vendi i 47-të në atë të 50-të.

Rënie ka edhe në treguesin e drejtësisë civile, dhe në atë të të drejtës kriminale, një skanim i sistemit të drejtësisë duke përfshirë nga policia tek avokatët, prokurorët, gjyqtarët apo policia e burgjeve.

Teksa grafiku i World Justice e vendos në përgjithësi Shqipërinë 4 vende poshtë Serbisë që është e 83-ta, Kosova është shumë herë më lart, në vendin e 57 në rang global. Sipas raportit, ajo ka shënuar një progres prej 2.4 për qind krahasuar me vitin e mëparshem. sa për Shqipërinë, praktikisht dy janë kriteret e vlerësimit që penalizuan më fort vendin tonë: mungesa e llogaridhënies nga pushtetarët dhe korrupsioni.

FOTO GALERI
9/9
Drejtësia Penale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA