Me firmosjen e marrëveshjes së 14 majit, Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se kanë hedhur pas krahëve sulmet në adresë të njëri tjetrit, për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit bërë në adresë të njëri tjetrit, por nuk mund t’i shmangen interesimit të mediat për to, ndërsa firmosin marreveshjen.
Pyetjes së gazetares se Top Channel, se sa e moralshme është marrëveshja që kanë firmosur sot mes tyre në një kohë kur Berisha i kujtonte Metës ngjalat, dhe ky i fundit i kujtonte ish-kryeministrit se nuk e jepte më dorëheqjen për djalin e tij, Meta tha se është koha të fokusohemi tek marrëveshja, e cila synon të forcojë demokracinë në vend, ndërsa Berisha theksoi se në politikë ata që udhëhiqen nga interesa personale gabojnë.
Elda Menga: Sot mendoj që është dita se duhet t’i jepni një sqarim demokratëve dhe shqiptarëve për këtë aleancë tuajën të re. Sa e moralshme është aleanca juaj, kur në 25 prill Partia Demokratike fajësonte anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për humbjen e thellë, përmes një raporti të bërë nga drejtuesit e PD-së. Nga ana tjetër, sa e moralshme është për shqiptarët një bashkëpunim i tillë mes jush, për sa kohë Berisha e akuzonte dikur Metën dhe i kujtoi ngjalat kur bashkëpunoi me Edi Ramën, ndërkohë Ilir Meta si kryetar parlamenti i kujtonte Berishës djalin duke thënë se nuk jep dorëheqjen për të?
Meta: Besoj se përmbajtja e marrëveshjes është ajo që i intereson qytetarëve të Shqipërisë dhe përmbajtja është dhënia fuqi atyre përmes referendumit, përmes primareve dhe përmes shndërrimit të Këshillave Bashkiakë në parlamentet e tyre vendore për problemet dhe shqetësimet e tyre. Është një marrëveshje që i shërben rivendosjes së pluralizmit politik në vend, rikthimit të Shqipërisë në një shtet të së drejtës dhe pavarësisht nga të gjitha shqetësimet që vijnë për shkak të rëndësisë historike të kësaj marrëveshjeje dhe asaj çfarë u jep kjo qytetarëve, në çdo rast është shumë e ndershme dhe është shumë transparente se sa marrëveshja e natës së 17 majit që ende vazhdon sot, për të minuar opozitarizmin dhe demokracinë në Shqipëri dhe për të mbajtur të nënshtruar qytetarët ndaj një regjimi kleptokratik.
Berisha: Se çfarë thoshte deputeti Basha i mori me vete të gjitha. Unë miqësisht u sygjeroj që mos i nxrrini nga arkiva se nuk shërbejnë. E vërteta është që edhe një herë sa herë ta komentosh këtë marrëveshje do gjesh se është marrëveshje e groposjes politikisht të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten që kur është qeverisur Tirana për herë të parë nga Edi Rama e deri sot. Duhet ta shihni me shpresë e besim si marrëveshjen e ndryshimeve që presin shqiptarët. Në politikë nuk ka interesa personale, por politike të përgjithshme. Ata që udhëhiqen nga interesa personale gabojnë. Interesi I përgjithshëm i kësaj marrëveshje është i jashtëzakonshëm.
Top Channel