I dënuar me 15 vjet burgim në Itali, arrestohet në Vlorë 52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
27/10/2022 09:13
Një 52-vjeçar, i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar sot në Vlorë.
Adriatik Budani është lokalizuar dhe më pas ndaluar nga policia në fshatin Poro.
Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Top Channel