Pas takimit në selinë e PD, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbardhur detaje të bisedës me Sali Berishën si edhe marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mesditën e së enjtes mes palëve për zgjedhjet e ardhshme vendore.
“I kam thënë sot që cdo kandidat që kandidon në primare dhe përpiqet të dëmtojë kolegun të përjashtohet nga gara. Kjo juntë bazohet vetëm mbi diversionin brenda opozitës. Ndaj jemi shumë të qartë.
Marrëveshja jonë iu intereson gjithë shqiptarëve, referendum dhe primare, primare dhe referendum. Firmat tona mbi një marrëveshje të tillë japin siguri të plotë dhe heqjen dorë nga kandidatët e bashkive që përcaktoheshin me zarfa.
Kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz dhe fashist. Vulën e PD e mban në xhep Edi Rama, dhe e përdor kundër pluralizmin.
Unë kam thënë që e mban Berisha përgjegjësinë që do të thotë se shqiptarët presin fitoren mbi këtë juntë, jo primaret. Ndaj ai mban përgjegjësi se është ai që e ka ideuar, edhe pse duhet të kishte marrë masat më parë.” -u shpreh Meta ndërsa zbuloi edhe detaje nga marrëveshja me aleatin e tij më 14 maj.
“Kemi dakordësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për parimet e bashkëpunimit PD – PL, por të opozitës në tërësi. Nëse Partia e Lirisë është faktor vendimtar për këshillat dhe kryetari i bashkive del nga PD, kryetari i këshillit do të jetë i Partisë së Lirisë. Kjo do të varet nga rezultati që do të arrihet, që të kemi transparencë e llogaridhënie.”- vijoi më tej Meta.
Top Channel