Putin thotë se Ukraina është kthyer në një ‘vend-testim për eksperimente biologjike ushtarake’ (fotot)

26/10/2022 19:30

Presidenti rus tha gjithashtu se grupe ndërkombëtare kriminale po trafikojnë armët e sjella në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se territori i Ukrainës është kthyer në një “vend testimi për eksperimente biologjike ushtarake”, shkruan agjencia shtetërore turke Anadolu.

Duke folur në një video-konference në takimin me krerët e sigurisë së grupit te vendeve ish-sovjetike Bashkësia e Vendeve të Pavarura (CIS), Putin tha se Ukraina është kthyer në një “vegël të politikës së SHBA” me të cilën ajo kërkon të ruajë dominimin e saj global.

“Por bota po bëhet multipolare, edhe pse disa pjesëmarrës po përpiqen të ruajnë hegjemoninë e tyre me çdo kusht, duke u përfshirë në një rang masash, që prej shkeljes së mekanizmave të stabilitetit strategjik apo vendosjes së sanksioneve unilaterale ndaj kundërshtarëve, madje deri te sabotazhi i drejtpërdrejtë”, tha Putin.

“Me këtë të fundit i referohem shpërthimit të organizuar në gazsjellësin ndërkombëtar Nord Stream.

“Këtu flasim për shkatërrim të infrastrukturës pan-evropiane të energjisë. Kjo po ndodh megjithëse këto metoda shkaktojnë dëm të pamasë për ekonominë e Evropës, përkeqësojnë kushtet e jetesës së miliona njerëzve. Dhe në fakt ata nuk po ndjehen më për autorët qe e bënë këtë, se kush ishte i interesuar”, tha ai.

Putin shtoi më tej se “disa vende” përdorin shantazh, presion dhe intimidim, duke organizuar ‘revolucione ngjyrash’,  dhe duke përdorur kontradiktat ndër-etnike për të krijuar konflikte të armatosura, “duke kërcënuar vendet e bashkësisë sonë”.

“Ajo që ata përpiqen të arrijnë, eshte ajo qe ne shikojmë në konfliktin në Ukrainë, vend i cili është kthyer në një vegël të politikës së jashtme amerikane”.

“Vendi ka humbur sovranitetin dhe kontrollohet nga drejtpërsëdrejt nga SHBA, e cila e përdor si një kokë dashi për të goditur Rusinë, Bjellorusinë apo të gjithë bashkësisë së vendeve tona CSTO (Organizata e Sigurisë Kolektive të Vendeve ish-Sovjetike)”.

“Territori ukrainas është kthyer në një vendtestim të armëve biologjike ushtarake dhe tani aty po pompojnë armatime, përfshi edhe të rënda. Këto armë bien në duar të kriminelëve e trafikantëve të rrezikshëm, siç ka ndodhur me mjetet e fuqishme portative anti-ajrore”, tha Putin duke iu referuar grupeve si ISIS e Al Qaeda, të përqendruar në Afganistan ose pranë kufijve të vendeve ish-sovjetike.

Putin shtoi se kundërveprimi i vendeve aleate ndaj ndërhyrjeve në punët e brendshme është një prioritet.

“Është e nevojshme të zbulojmë vazhdimisht punën e shërbimeve speciale të huaja që tenton të destabilizojë situatën në çdo vend aleat. Detyrat janë lufta ndaj krimit kibernetik dhe bashkëpunimi në mbrojtjen e kufijve kombëtarë”. /Anadolu//

FOTO GALERI
1/3
Këto armë bien në duar të kriminelëve e trafikantëve të rrezikshëm, siç ka ndodhur me mjetet e fuqishme portative anti-ajrore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA