Forumi rinor i OBSH-së pre dy ditësh po vijon programin e saj me konferenca të mbajtura në Tiranë, ku kanë marrë pjesë rreth 150 të rinj nga vende të ndryshme të botës.

Fokusi kryesor është shëndeti dhe mirëqenia, të cilat janë përballur me situata të ndryshme vitet e fundit.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë të rinj të ndryshëm, pa përjashtim, por qëllimi është qartësimi i ideve të tyre.

Drejtori I OBSH-së për Europën ka marrë pjesë në këtë forum, ku ka renditur problematikat kryesore.

Sfida më kryesore është Covid19, por sipas tij edhe lufta në Ukrainë ka pasur pasojat e saj.

Gjatë fjalimit të tij ai ka folur edhe për arsyen përse duhet të vaksinohemi, duke theksuar se është mënyra e vetme për tu mbrojtur.

Top Channel