Dyshohet se ra nga kati i dytë, gjendet në rrugë pa shenja jete 64-vjeçarja në Babrru
25/10/2022 17:49
Një 64-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Kamzë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i banesës.
Polica bën me dije se shtetasja P. Q., 64 vjeçe është konstatuar pa shenja jete, në rrugë në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës.
Kamzë/Informacion paraprak
Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.
Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel