“Biseda ishte e shkëlqyer”/ Zelensky telefonatë me kryeministrin e ri britanik, diskutime për problematikat aktuale

25/10/2022 22:34

Rishi Sunak mbajti telefonatën e tij të parë me Presidentin Volodymyr Zelensky këtë të martë, pas marrjes së postit të kryeministrit.

Ai theksoi mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, në ditët e vështira të luftës.

Kryeministri i ri deklaroi se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën do të ishte aq e fortë sa kurrë nën kryesinë e tij dhe presidentit Zelensky.

Sunak vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e punës së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në vendet ukrainase për të garantuar sigurinë bërthamore dhe për të ofruar transparencë rreth çdo dezinformimi.

Të dy liderët ranë dakord për nevojën e vazhdimit të presionit përmes sanksioneve të vazhdueshme ekonomike.

Zelensky tha se biseda ishte “e shkëlqyer”, sidomos në këto momente të vështira lufte.

Top Channel